Tiranë, 4 Nëntor 2011 NOA - Një vrasje ka ndodhur para disa minutash në Kamzë, ku një burrë ka mbetur i vdekur i qëlluar me armë, raporton gazetari i agjencisë NOA.
Viktima është Xhevdet Xhepa, 39 vjeçar, me banim në Kamzë. Policia konfirmon se ka arrestuar të dyshuarin e vetëm të vrasjes, kunatin e tij, Astrit Elezi, 45 vjeç.
Nga hetimet e para mësohet se vrasja ka ardhur pas ankesave të motrës së Elezit se rrihej sistematikisht nga i shoqi Xhevdet Xhepa.
e.t/NOA