Londër, 4 nëntor NOA - Kanë nisur me xhirimet e para në Londër dhe njëkohësisht është bërë njoftuar dhe se filmi i ardhshëm i sagës së agjentit James Bond do të titullohet “Skyfall”. Gjithçka me sa duket është e gatshme për episodin e 23-të që ka protagonist Daniel Craig, në rolin e 007 dhe Javier Bardem në rolin e të “keqit”. Në kastin e aktorëve janë dhe Judy Dench së bashku me Ralph Fiennes. Filmi i drejtuar nga Sam Mendesuscira do të publikohet në sallat britanike më 26 tetor të 2012. Kjo me siguri do të jetë një ndër pjesët më interesante dhe të stërzgjatura të sagës, si rrjedhojë e problemeve financiare që ka pasur MGM. Megjithatë filmi tashmë ka nisur xhirimet dhe të gjithë mund të themi se janë në pritje të datës 26 tetor 2012, pra rreth 1 vit më vonë. r.b/NOA