Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA- Anëtari i Partisë Socialiste Ilir Beqja në fjalën e mbajtur në Kongres për pjesën e punësimit u shpreh se sot 1 milion shqiptarë nuk kanë dinjitet se nuk kanë punë.
“Në Shqipëri ka 620 mijë nxënës, ka 120 mijë student dhe 430 mijë pensionist, në Shqipëri ka 100 mijë invalidë dhe persona me aftësi të kufizuara, jemi 1 milion e 700 mijë njerëz të aftë për punë dhe as gjysma e tyre nuk punojnë. Në 100 prej nesh vetëm 22 shqiptarë mund të punojnë”, u shpreh Beqja.
Ai shtoi se më shumë se gjysma janë të përjashtuar dhe nuk kanë mundësi që të mendojnë një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.
Në këtë linjë në emër të socialistëve ai tha se në 4 vitet e mandatit Partia Socialiste do të krijojë 300 mijë vende pune.
Beqja e mbylli fjalën e tij duke thënë se, duhet bashkim mes socialistësh dhe se në statut është bashkimi i tyre.
a.y/NOA