English

Del për gjah, bie nga shkëmbi e vdes

Librazhd, 5 nëntor 2011, NOA- Një 50 vjeçar nga Librazhdi ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pasi ka rënë nga një shkëmb.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Letam ku viktima i moshës 50 vjeçare, Rraham Burufi kishte dalë për gjah ndërsa në ecje e sipër i ka rrëshkitur këmba duke marrë goditje të rënda çka i kanë provokuar edhe vdekjen

Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë nisur hetimet për sqarimi ne plotë të situatës që çoi në vdekjen e 50 vjeçarit.

a.y/NOA

KOMENTE