English

Deputetët e PD-Topit: Propozimet të jenë sipas Kushtetutës

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA - Deputetët e Partisë Demokratike i kanë dërguar sot një letër kreut të shtetit Bamir Topi, në të cilën komentojnë dekretet e fundit të Presidentit dhe votimin e tyre në Kuvend.

Në letër theksohet se “dekretet e Presidentit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kushtetutës”, duke ju referuar kandidaturës së Sali Shehut për postin e KLSH-së. Ndërkohë që deputetët, i kujtojnë ish-kolegut të tyre tashmë President se është hera e parë në historinë e Presidencës që një dekret merr vetëm 1 votë.

a.k/NOA (Vijon....)

KOMENTE