Athinë, GREQI, 5 nëntor, NOA - Kryeministri i Greqisë, George Papandreu, pritet të takojë gjatë ditës presidentin e vendit për të diskutuar për formimin e një koalicioni emergjent qeverisës, i cili do të çonte përpara çështjen e krizës së borxheve.
Takimi i Papandreut me Karlos Papulias vjen pas kalimit të mocionit të votëbesimit. Gjatë seancës, Papandreun e mbështetën 153 ligjvënës nga 300 që ka Parlamenti.
Në një fjalim që mbajti të premten para votëbesimit, Papandreu bëri thirrje për krjimin e një qeverie emergjente me qëllim miratimin e ndihmës 130 miliardë euroshe me të cilën do të shmangej falimentimi total i shtetit.
NOA/RFE