Athinë, 5 nëntor 2011, NOA- Antonios Samaras, kryetari i Partisë Demokracia e Re, këmbëngul për zgjedhje të parakohshme.
Ndërsa sot ai u kritikua nga PPE dhe konkretisht nga eurodeputeti gjerman Elmar Brok ku u deklarua se, “Qëndrimi i Antonis Samaras kundër vendit të tij është e papërgjegjshëm. Samaras duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë".
Por pavarësisht kritikave ndaj tij si nga Europa edhe nga politika greke, Samaras insiston për zgjedhje të parakohshme.
Ndërsa më herët u shpreh i vendosur të për të formuar një qeveri koalicioni, Kryeministri Jorgos Papandreu, gjatë takimit të tij me Presidentin e Greqisë Karolos Papulias.
a.y/NOA