Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA- Një 37 vjeçar banues në Kamëz të Tiranës është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë duke i provokuar vdekjen kunatit të tij.
Astrit Elezi, lindur në fshatin Dritas Dajt dhe banues në Kamëz të Tiranës, u arrestua pasi dyshohet se dje rreth orës 10.45, në Zall - Herr ka goditur methikë për motive të dobëta, shtetasin Xhevdet Xhepa, 38 vjeç, lindur në fshatin Pinar dhe banues në Zall Herr.
Lidhur me këtë ngjarje burime zyrtare nga policia thanë për NOA se, shkak për këtë vrasje ishte fakti se viktima keqtrajtonte bashkëshorten e tij e cila ishte motra e autorit, i cili nga plagët e mara ka vdekur në spital.
a.y/NOA