English

Izraeli nuk përjashton një sulm ushtarak ndaj Iranit

Izrael, 5 nëntor 2011, NOA - Presidenti izraelit Schimon Peres u shpreh pesimist për zhvillimet e fundit në raport me Iranin. Në një intervistë televizive Peres tha se: "Në mosmarrëveshjet për programin bërthamor iranian bota është më afër një zgjidhje ushtarake se sa një zgjidhje diplomatike. Duhet të bëhet krejt çka është e mundur për të ndalur Iranin. Irani është gjithnjë e më afër mundësisë që të ketë në dorë armë bërthamore. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të përcjellë këtë duarkryq", paralajmëroi Peres.

Në Izrael gjatë ditëve të fundit është intensifikuar diskutimi për një sulm ushtarak ndaj Iranit.

NOA/DV

KOMENTE