Kroaci, 5 nëntor 2011, NOA - Qeveria e Kroacisë nuk ka ndërmend të tërheq akuzën kundër Serbisë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë.
Kjo është paralajmëruar mbrëmë nga kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.
“Qeveria të cilën unë e udhëheq asnjëherë nuk ka biseduar për këtë çështje dhe nuk kemi ndërmend që të tërheqim aktpadinë e shtetit kroat kundër Serbisë për kryerjen e gjenocidit”, theksoi Kosor.
Nga ana tjetër, edhe serbët kanë dorëzuar një dosje me akuzë kundër Kroacisë për gjenocid, dhe se në të shumtën e rasteve është kërkuar marrëveshje me Zagrebin për tërheqjen e këtyre aktpadive. Por, kjo nuk ka hasur në përgjigje pozitive nga ana e Kroacisë.
Kroacia më 2 korrik 1999 ka dorëzuar aktpadinë me të cilën kërkohet që të vërtetohet se Serbia është përgjegjëse për agresion dhe gjenocid dhe ka kërkuar dëmshpërblim për kryerjen e dëmeve dhe humbjeve të mëdha.
NOA