English

Kumar pa licencë, bllokohen 17 makina lojërash fati

Vlorë, 5 nëntor 2011, NOA – Policia e Vlorës ka sekuestruar 17 makineri lojërash fati dhe ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të lokalit. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

Pas verifikimit të kompjuterëve, ekspertët e policisë kanë vrejtur se për ta nuk ekzistonte asnjë dokumentacioni përkatës.

Ndërkohë që në polici u shoqërua Adnand Shezi Veizaj, 27 vjeç lindur në Fier dhe banues në Vlorë në lagjen “Pavarësia”, i cili ishte pronari i ambientit ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.

Ndaj Veizajt ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

a.k/NOA

KOMENTE