English

Malaj: Jemi dhe do mbetemi në PS

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në Kongresin e Partisë Socialiste është prezantuar platforma e deputetit Arben Malaj i cili u shpreh se, pavarësisht kritikave askush nuk ka menduar të largohet nga PS.

Ai theksoi se si personalitete me peshë në selinë rozë u shpreh se, “Jemi dhe do mbetemi në PS, ndonëse prisja që kryesocialisti Rama të reflektonte dhe të pranonte gabimet, pasi mendimi jonë ndryshe nuk i pëlqen Ramës, por PS nuk ka nevojë për unitet formal”.

Në vijim Malaj theksoi se angazhimi i anëtarëve të kësaj partie është që Partia Socialiste të vijë në pushtet, duke e cilësuar pjesën e programit për ekonominë si realist për të ardhur në pushtet.

Siç informon NOA, sipas tij Partia Socialiste ka vlera që meritojnë mirënjohje, dhe se deputetët Andis Harasani, Kastriot Islami dhe vetë ai nuk do të largohen nga partia sepse i janë mirënjohës asaj dhe socialistëve për gjithë mandatet që kanë marrë dhe për mirënjohjen e tyre.

Më herët kryesocialisti Rama u shpreh se, “Fuqia e një njeriu nuk është të mos gabojë kurrë por të mos bëjë gabime të përsëritura, e them këtë për të gjitha ata që mund të rikthehen në familjen e opozitës, me këdo që na ndante e shkuara por që mund të na bashkojë e ardhmja, ne duhet të bashkohemi për një rilindje kombëtare. Do lëmë mënjanë grindjet dhe sherret për përfitime të qarta politike, sot nuk ka vend për këto”.

a.y/NOA

KOMENTE