SHBA, 5 nëntor NOA - Maska e re e dëborës me kamera dixhitale të inkorporuar është prezantuar nga SofTeam në bashkëpunim me Liquidimage. Kamerat e reja dixhitale Goggles janë krijuar posaçërisht për të qenë komode të përshtatshme dhe të siguruara në syzet-maskë tradicionale të dëborës. Në krahun tjetër ato përfshijnë sensorë fotografikë në gjendje që të kapin video të një kualiteti të lartë. Janë maska të realizuara nga LiquidImage, të cilat që në të shkuarën kishin fituar permformanca speciale për të integruar kamera dixhitale dhe për të kapur fotografi të mrekullueshme të botës dimërore. Maska Digital Camera Goggles regjistron drejtpërdrejt në memorien SD të kartës deri në 32 GB, duke garantuar një kapacitet optimal me kosto tepër të reduktuar. Filmimi është në formatin H.264 në 30 frame për sekondë dhe në rezolucion 720p HD (16 orë në 32GB) dhe kapin fotografi në 5 megapixel më rezolucion 2592×1944 pixel. r.b/NOA