Krujë, 5 nëntor 2011, NOA- Policia e Durrësit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të dy personave babë e bir, pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
56 vjeçari Ismail Kabili dhe Nuri Kabili, 27 vjeç nga Kruja, u arrestuan për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesat e tyre respektive, në fshatin Mafsheq dhe shtëpinë e marrë me qera në Krujë, iu gjet një sasi lënde me peshë totale 1,885 kg, e cila dyshohet si narkotike e llojit Kanabis Sativa.
Lidhur me këtë rast nisën hetimet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.
a.y/NOA