Elbasan, 5 nëntor 2011, NOA - Një 38-vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Pranvera Buzo, banuese në Elbasan lagja “5 Maji” është arrestuar dje nga policia e këtij qyteti, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.
Buzo ka shfrytëzuar për disa muaj gjatë vitit 2009, një 20-vjeçare me inicialet Q.P për prostitucion.
Aktiviteti kryehej në një lokal në Elbasan, në pronësi të qytetarit me inicialet M.A. Sipas policisë edhe ndaj M.A është marrë masa e ndalimit dhe ndaj tij kanë nisur hetimet në gjendje të lirë.
Ndërkohë që vetëm dje u bë i mundur arrestimi i tutores Buzo. Ajo akuzohet se konsumuar elementet e veprës penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.