English

Sot kongresi i PS, votimi për programin e Asamblenë

Tiranë, 5 nëntor 2011, NOA – Delegatët e Partisë Socialiste do të votojnë sot programin e ri politike, ndryshimet në statut dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Rreth 1500 delegatë socialistë pritet të votojnë sot në Pallatin e Kongreseve. Aktiviteti i PS-së pritet të nis në orën 11:00. Fillimisht do të bëhet prezantimi i 4 shtyllave të programit.

Pas prezantimit të programit, që do të bëhet nga 4 deputetë të PS-së, pritet të marrë fjalën kryetari i PS-së, Edi Rama.

Më pas do të lejohet fjala e delegatëve, ku pritet të flasë dhe deputeti Arben Malaj. Malaj prite të flasë për një pjesë të tezave që i ka përmendur edhe gjatë turit për “Modernizimin e partive politike”.

Pas kësaj pjesë të diskutimit prite të nis dhe votimi i delegatëve për të gjitha çështjet.

a.k/NOA

KOMENTE