English

Vazhdojnë vrasjet e demonstruesve në Siri

Siri, 5 nëntor 2011, NOA - Megjithë njoftimin e regjimit sirian se i ka dhënë fund dhunës, forcat e sigurisë vranë gjatë ditës së premte dhe disa njerëz. Gjatë demonstratave kundër presidentit Baschar al-Assad në mbarë vendin u vranë 17 njerëz, njoftuan veprimtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Të mërkurën Siria e kishte siguruar Ligën Arabe se do t'i japë fund dhunës kundër demonstruesve. Prej marsit në protesta kundër Asasadit sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara kanë humbur jetën mbi 3000 vetë.

NOA

KOMENTE