SHBA, 6 nëntor NOA - Për ata persona që janë tepër të kujdesshëm me shëndetin e tyre dhe kontrollojnë me kujdes kilogramët e tepërt, është krijuar një aplikacion i ri për telefonat celularë smartphone. Ky program ndihmon në numërimin e kalorive duke përdorur një teknikë novatore, e cila është zhvilluar nga një ish-student i inxhinierisë në Harvard. Ky aplikacion, që mund të përdoret si në Android ashtu dhe në iPhone, quhet Playmate dhe konsiston në kryerjen e një fotoje pjatës së ushqimit që kemi përpara. Më pas falë një rrjeti social, në të cilën përdoruesit identifikojnë përmbajtësit në foto, sistemi i ndërtuar llogarit kaloritë dhe i dërgon menjëherë rezultatin e kërkuar përdoruesit të aplikimit. r.b/NOA