Gjermani, 6 nëntor NOA - Arsen Wenger ka marrë vendimin e tij: kërkon të ketë në skuadër me çdo kusht Mario Gotze. Talenti i vogël gjerman i skuadrës së Borussia Dortmund duhet theksuar se ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ekipeve të forta evropiane me lojërat që po zhvillon dhe për këtë motiv ka një vlerë tepër të lartë të kartonit të tij. Në krahun tjetër menaxheri francez i klubit të Arsenal është shprehur se skuadra e tij është e gatshme të forcojë deri në 50 milionë sterlina. r.b/NOA