English

Basha: Brenda muajit,komisioni për xhaminë e Tiranës

Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha uroi sot besimtarët muslimanë për Festën e Kurban Bajramit. Krahas urimit për besimtarët, Basha shprehu vendosmërinë e tij për të nisur sa më parë punën për ndërtimin e xhamisë se re. Në këtë kuadër zoti Basha tha se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të ngrihet komisioni i cili do te merret me të gjitha modalitet që i hapin rrugë ndërtimit të xhamisë së qytetit, xhami e munguar prej vitesh.

“Besimtarëve muslimanë dua t’u uroj gëzuar edhe për shumë vjet. Ne veçanti besimtarëve të Tiranës dua t’u jap lajmin se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, ne do të miratojmë komisionin për xhaminë e qytetit, ku do të përfshijmë përfaqësues të Komunitetit Musliman, besimtarë të Tiranës, përfaqësues të të gjitha institucioneve, një grup gjithëpërfshirës. Të gjithë se bashku do të nisim punën e madhe dhe të mirë për t’i dhënë komunitetit të besimtarëve të Tiranës, xhaminë e munguar prej kohësh. Edhe njëherë gëzuar për shumë vjet”, tha kryebashkiaku Basha për mediat pas vizitës në Komunitetin Musliman Shqiptar për të uruar festën e Kurban Bajramit.

a.q/NOA

KOMENTE