English

Durrës, arrestohen për kontrabandë 3 doganierë dhe 4 punonjës të portit

Durrës, 6 nëntor 2011, NOA- Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit të akuzuar për kontrabandë.

3 doganierë dhe 4 punonjës së portit janë arrestuar nën akuzën e kntrabandës dhe shpërdorim detyre.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë për agjencinë e lajmeve NOA se të ndaluarit janë, Ylli Troplini, Selman Doçi, Klodjan Cullhaj, Laureat Beka, Artur Mustafaj, Afrim Meçe dhe Pëllumb Metollari.

Gjithsesi lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të informacioneve për përfshirjen e 7 zyrtarëve në veprat për të cilat akuzohen.

a.y/NOA

KOMENTE