English

KiE, Shqipëria merr kryesimin e Komitetit të Ministrave

Strasburg, 6 nëntor 2011, NOA - Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u nis sotStrasburg, ku do të marrė pjesë në sesionin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili zhvillohet në datën 7 nëntor 2011.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të MPJ-së, gjatë këtij sesioni, do të bëhet kalimi i Kryesisë së këtij Komiteti nga Ukraina tek Britania e Madhe për periudhën nëntor 2011 – maj 2012. Pas Britanisë së Madhe, për herė të parë, pas gati 17 vitesh anëtarësimi në këtë organizatë të rëndësishme pan-evropiane, Shqipëria do të marrë kryesimin e këtij organi vendimmarrës të KiE-së, për periudhën maj-nëntor 2012.

Në cilësinë e kryetarit të ardhshëm të Komitetit të Ministrave, Ministri i Jashtëm Haxhinasto, në fjalën e tij, do të shprehë vullnetin dhe angazhimin e Kryesisë shqiptare, për të dhënë kontributin e saj konkret në promovimin e vlerave themelore, si dhe në realizimin e prioriteteve kryesore të veprimtarisë së Këshillit të Evropës.

Me këtë rast, Ministri Haxhinasto do tëzhvillojë takime me homologun e tij britanik, William Hague, Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së Thorbjųrn Jagland, Ministrin e Jashtëm të Andorës, Gilbert Saboya Sunyw vend i cili do të marrë Kryesinë mbas vendit tonë..

a.q/NOA

KOMENTE