English

Krim në familje, burri vret gruan me thikë

Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin në këtë ditë feste. Një burrë ka goditur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku sipas policisë, dyshohet se Ismet Hysa ka qëlluar me thikë gruan e tij Edlira Doci, 27 vjeç duke e lënë atë të vdekur në vend. Informacionet paraprake bëjnë me dije se dy personat ishin të divorcuar prej pak kohësh. Nuk dihen ende motivet e vrasjes së gruas. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Mali Ademaj13:50 - 06 Nëntor 2011
    kuku qysh ka pat shpirt