Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA- Në ambientet e Komunitetit Mysliman për të uruar kreun e tij dhe gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë shkuar deputetët socialistë Blendi Klosi, Valentina Leskaj dhe Eglantina Gjermeni.
Por krahas tyre, deri më tani në ambientet e Komunitetit Mysliman për të uruar kreun e tij Selim Muça kanë mbërritur edhe një sërë personalitetesh si Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe disa ambasadorë, ndërsa në orën 11.30 është lajmëruar vizita e Kryeministrit Berisha, për të vijuar më pas me urimet dhe vizitat e krerëve të tjerë të politikës e shtetit.
a.y/NOA