English

Merkel: Rrugë e gjatë për të dalë nga kriza

Berlin, 6 nëntor 2011, NOA- Kancelarja gjermane Angela Merkel pas samitit të G20-ës shprehet se duhen 10 vjet që Europa të dalë nga kriza, duke theksuar se kjo është një rrugë e gjatë.

“Do të duhen të paktën 10 vite për tu gjendur në një situatë më të mirë nga kjo aktuale. Të shpëtosh nga kriza e borxhit është një rrugë që do të kërkojë shumë përpjekje, por është e domosdoshme që çdokush në Europë duhet të angazhohet dhe të bëjë detyrën e vet për të limituar borxhet.

Sipas saj, kjo është një rrugë shumë e vështirë dhe duhet të përballohet hap pas hapi dhe se duhet të ndihmohet çdo person duke u ndihmuar bankat.

Ajo shton se, nëse nuk do ishin ndihmuar bankat efekti në ekonominë reale do të ishte i madh dhe do të kishte sjellë një shtim të papunësisë.

a.y/NOA

KOMENTE