SHBA, 6 nëntor NOA - Nuk i ka rezistuar dot dëshirës për të mbajtur në krah vogëlushen Harper Seven duke provuar dhe disa emocione prej nëne, të cilat duhet thënë se kanë zgjatu vetëm një pjesë ndeshjeje. Në stadium, Eva Longoria është improvizuar ën rolin e nënës me vajzën e fundit që ka lindur në shtëpinë Beckham. Ish pjesëtarja e Spice Girls Victoria e shikon disi e preokupuar vogëlushen në krahët e mikeshës së saj, ku kjo e fundit nuk heziton aspak t’ia tregojë parterit Eduardo Cruz. “Shtëpiakja e Dëshpëruar” asnjëherë nuk e ka mohuar dëshirën e saj për tu bërë nënë, por tentativat me Tony Parker përgjatë martesës nuk patën një fund të mirë. Me siguri që familja Beckham në përbërjen e tyre me 3 meshkuj dhe një vajzë duhet ti ketë bërë “zili” sensuales Eva. r.b/NOA