English

Mot i keq sërish në Genova, ku humbi jetën shqiptarja me 2 fëmijët

Gevova, 6 nëntor 2011, NOA- Vijon për të tretën ditë rresht shiu në Genova. Rrugët janë të evakuara dhe në qytet vështirësohet së tepërmi lëvizja me makina.

Në rrugën Fereggiano si pasojë e shiut humbën jetën 7 persona mes të cilëve një nënë shqiptare 28 vjeç dhe dy fëmijët e saj.

Por koha e keqe thuhet se do të përfshijë edhe zonën e Ligurias, ku siç thuhet aktualisht rreziku kap shkallën 2.

Ndërkaq nga shërbimi i emergjencave në Itali është bërë thirrje për kujdes si rrjedhojë e rrjedhave të ujit dhe lumenjve.

a.y/NOA

KOMENTE