Kaliforni, 6 nëntor NOA - Një filmim “dramatik” që po qarkullon në rrjet gjatë orëve të fundit është duke tërhequr vëmendjen e shumë personave. Bëhet fjalë për një balenë e cila është shfaqur në breg dhe ka kaluar shumë pranë një sërfisteje duke u përplasur në ujë e duke hapur gojën e saj gjigante. Kafsha, e gjatë pothuajse 20 metra, i është afruar gjirit të Santa Cruz në Kaliforni ku edhe pse lajmërimet e autoriteteve kanë qenë të shumta për të qëndruar larg asaj zone, kanë qenë të shumtë personat kureshtar për ti parë nga sa më afër. r.b/NOA