Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA- Partia Socialiste ka shtyrë për ditën e nesërme numërimin e votave nga ku pritet të dalë Asambleja Kombëtare e partisë.
Kongresi i ditës së djeshme i cili nisi që në orët e para të paradites, kishte të pranishëm 1500 delegatë nga e gjithë Shqipëria të cilët hodhën votën për programin e ri politik, me titullin “Rilindja Shqiptare”, si dhe ndryshimet në statutin e saj. Pas zgjedhjes së Asamblesë, do të jetë kjo e fundit që do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët e partisë.
Siç informon Noa.al, shkak për këtë shtyrje është bërë festa e ditës së sotme, Kurban Bajrami.
a.y/NOA