Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA/Update – Policia e qytetit ka ngritur postblloqe për arrestimin e njeriut, që dyshohet se pak pas mesditës ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Pak minuta pasi ka goditur me thikë Edlira Doçin, bashkëshorti i saj, Ismet Hysa është larguar menjëherë nga banesa tek Unaza e Re. Burimet bëjnë më dije se kryefamiljari ka marrë me vete edhe vajzën 2 vjeçare, e cila ka qenë në shtëpi në momentin e tragjedisë.
Policia nuk ka dhënë ende një variant zyrtar të ngjarjes, ndërsa mësohet se çifti prej kohësh nuk shkonte mirë dhe ishte i përfshirë në debate.
a.q/NOA