Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA- Kongresi i Partisë Socialiste i mbajtur gjatë ditës së djeshme, ditën e sotme njeh fazën e dytë të tij.
Ndërsa dje u votua për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare gjatë ditës së sotme ashtu siç është parashikuar pritet të numërohen votat, për të dalë edhe emrat që do jenë pjesë e asamblesë.
Kongresi i ditës së djeshme i cili nisi që në orët e para të ditës së djeshme kishte të pranishëm 1500 delegatë nga gjithë Shqipëria të cilët hodhën votën për programin e ri politik, me titullin “Rilindja Shqiptare”, si dhe ndryshimet në statutin e saj.
Pas zgjedhjes së Asamblesë, do të jetë kjo e fundit që do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët e partisë.
a.y/NOA