Tiranë, 6 nëntor 2011, NOA - Presidenti i Republikës Bamir Topi me rastin e festës së Kurban Bajramit uroi gjithë besimtarët myslimanë, ndërkohë theksoi se mesazhi i tij është që të gjithë besimet të vijojnë në rrugën e harmonisë fetare. “Gëzuar për të gjithë popullin. Jemi për këtë ditë të bukur se këtë ditë Zoti e ka bërë verë. E ka bërë për shqiptarët për të demonstruar atë që simbolizon kjo ditë: Dita e sakrificës për paqen dhe harmoninë. Ky është mesazhi im për të gjithë besimtarët shqiptarë kudo që ndodhen, të kenë harmoni dhe dialog dhe të ndërtojnë vetëm vepra të mira”, theksoi Topi.
a.q/NOA