Londër, 6 nëntor NOA - Truri ynë komandohet nga 12 centrale nervore te vegjël te ashtuquajtur “hub”. Në këto centrale mendohet të jetë e ngulitur dhe ndërgjegjja jonë. Një mosfunksionim i rregullt i këtyre centraleve mund të jetë baza e një sëmundje si skizofrenia. Bëhet fjalë për 12 zona të karakterizua nga lidhja të shumta nervore, si mes tyre ashtu dhe me pjesën tjetër të turit. Gjithçka është shpjeguar e detajuar në revistën britanike New Scientist, e cila ka përcjellë studimin e Martijn van den Heuvel që është kryer në Universitetin e Utrecht dhe Olaf Sporns të “Indiana University” në Bloomington. r.b/NOA