Recanti, 6 nëntor 2011, NOA- Një nënë e re ka gjetur vdekjen vetëm pak çaste pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj.
Do të jetë autopsia e ajo që do të vendosë për shkaqet e vdekjes së nënës së re shqiptare e cila banonte në Recanati, të Anconas në Itali.
Nuk është dashur padia e familjarëve të viktimës për të hapur dosjen për këtë rast, pasi hetimet kanë nisur menjëherë.
Alketa Baloshi, 35 vjeç banonte në Recanati së bashku me familjen prej vitesh, por ka rezultuar fatale për të një hemorragji e brendshme pas një ndërhyrje cezariane, që sipas mjekëve teknikisht ishte e arritur.
Ngjarja në fjalë ndodhi në “S. Lucia” të Recanati, por pavarësisht fatit të keq të nënës shqiptare, fëmija lindi normalisht.
Sië raporton Noa.al, duket se gjendja e shqiptares u komplikua së tepërmi pas ndërhyrjes, sa që mjekët u detyruan ta nisin në dy spitale të tjera ku gjeti vdekjen në Torrete.
Nga ana e tyre familjarët kërkojnë nga hetimet të zbulohet nëse ishte i mundur shpëtimi i gruas pas lindjes së fëmijës, pasi ajo për orë të tëra luftoi para se të vdiste, apo ishte siguria e tepruar e mjekëve që i mori jetën 35-vjeçares.
a.y/NOA