Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Luzlim Basha ka bërë sot bilancin e punës në 100 ditët e para të drejtimit të Bashkisë. Në një konferencë për mediat, së bashku me gjithë stafin e tij të punës, Basha ka renditur prioritet dhe ka bërë një përshkrim të premtimeve që kanë nisur të realizohen. Ai u shpreh se tashmë Bashkia është një institucion i hapur. “Çdo të premte kam vijuar takimet me qytetarët. Bindja jonë është të dëgjojmë qytetarët dhe të zgjidhim problemet e tyre. Kjo na ndihmon të shohim performancën e Bashkisë dhe performancën time personale, por dhe të njohim nga afër problematikën, me sytë e qytetarëve”, tha Basha.
Ai ka përmendur dhe premtimin për punësimin duke theksuar se po punohet për hapjen e sa më shumë vende pune. “Brenda 100 ditëshit spikat premtimi ynë për punësimit. Kjo është një çështje që nuk zgjidhet brenda 100 ditësh, por ajo që mund të bëjmë ne është të hidhen hapat e duhur për të ardhmen”, tha Berisha.
Një premtim të mbajtur Basha cilësoi atë për heqjen e taksave.
a.k/NOA