Ukrahinë, 7 nëntor 2011, NOA - Avokati mbrojtës i ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, njoftoi se prokurorët kanë paraqitur katër akuza të reja kriminale kundër klientes së tij.
Avokati, Serhy Vllashenko, tha se të gjitha akuzat ndërlidhen me taksat dhe menaxhimin e kompanisë importuese të gazit në Ukrainë gjatë viteve të 90-ta. Një gjykatë në Kiev e shpalli,në muajin tetor,Timoshenkon- figurën më të njohur e opozitës në Ukrainë, për urdhërimin dhe nënshkrimin ilegal të një kontrate me Rusinë rreth importit të gazit natyror.
Qeveritë e vendeve perëndimore kritikuan burgosjen e Timoshenkos dhe e cilësuan atë të motivuar politikisht.
Liderja e opozitës tha se është viktimë e hakmarrjes politike të presidentit, Viktor Janukoviç.
Timoshenko ka mohuar të gjitha akuzat që flasin për kohën e udhëheqjes së komapnisë Sistemet e Unifikuara të Energjisë, që ishte importuesi kryesor i gazit rus për në Ukrainë prej vitit 1995 e deri më 1997.
a.k/NOA