Korçë, 7 nëntor 2011, NOA – Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke grabitur kasetofonin e një makine. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin Korçës. Personat e arrestuar janë; Erjon Bardhyl Gjata 22 vjec, banues ne lagjen Nr. 5, Julian Reshat Troka 25 vjeç dhe Mandi Gezim Trebicka, 18 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 10 në Korçë.
Të rinjtë janë kapur në flagrancë nga policia teksa kishin hapur derën e makinës së qytetarit me inicialet V.Gj, 51 vjeç. Ndaj të rinjve ka nisur procedimi penal për vjedhje.
a.k/NOA