English

Arrestohet “kimisti”, donte të kthente jashtëqitjet në flori

Belfast, 6 Nëntor 2011 NOA – Më shumë i bindur se ishte kimist, një i ri irlandez ishte edhe më i bindur se fekalet mund t’i shndërronte në flori.

Paul Moran, 30 vjeçar me banim në Irlandën e Veriut u dënua me tre muaj burg i akuzuar se ka tentuar të transformojë jashtëqitjet në ar, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Kimisti”, një narkoman i zonës ka shkaktuar një dëm prej 3.500 euro, pasi ka vënë në një sobë elektrike jashtëqitjet në përpjekje për ti kthyer ato në ar.

Në fillim ai u ka thënë zjarrfikësve, të thirrur nga fqinjët se kishte përdorur pleh për eksperimentin e tij .

Gjykatësi McFarland, komentoi dënimin duke thënë: “Kjo ishte një përpjekje interesante për të realizuar ëndrrën e disa kimistëve, por nuk ishte e destinuar për të patur sukses".

k.e/NOA

KOMENTE
  • cuniny15:03 - 07 Nëntor 2011
    Sa idiote !!!
  • >>Ervis Mamaj<<09:40 - 07 Nëntor 2011
    shiko sh iko se c`dashka te na bej
  • Anizel22:37 - 06 Nëntor 2011
    HAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAA AAAAAAAAAAA AAAAAAHAAAA AAAAAAAHAAA AAAAAAAAHAA AAAAAAAAA
  • kthella22:11 - 06 Nëntor 2011
    Paska idealet e Saliut ky kimisti