Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në takimin e vendeve të rajonit ku po diskutohet për zhvillimin projekteve teknologjitë, se vetëm përshtatja me zhvillimet e kohës do të mundësojë modernizimin e vendeve.
“Teknologjia dixhitale është leva e Arkimedit për të kapërcyer kohën dhe për të kapur kohën e humbur, dhe për tu ofruar qytetarëve shërbimet më të mira të kohës dhe për të vendosur në themele të punës tonë; transparencë, si zhvillimin më të mirë”, tha Berisha.
Ai u shpreh se “vende tona janë të detyruara të rendin në orbitën e globalizimit, ndaj është e rëndësishme që vendet të ecin me tik-takun e orës globale”.
Kryeministri u shpreh se në vitin 2005, Shqipëria ka qenë një nga vendet e fundit në rajon për teknologjinë, ndërsa sot është ndër vendet e para në rajon, dhe ka katër kompani celulare dhe shumë shpejt do të futet në përdorim dhe banda e internetit 4 G.
a.k/NOA