English

Berluskoni po luan kartën e tij të fundit

Romë, 7 nëntor 2011, NOA - Kryeministri italian Silvio Berluskoni mohoi të hënën se ai mund të japë dorëheqjen. "Thashethemet e dorëheqjes sime janë të pabaza”, tha ai, në një mesazh në faqen zyrtare të tij të Facebook.

Më herët, gjatë kësaj të hëne, obligacionet qeveritare u rritën në masën e tyre më të lartë që nga viti 1997, në 6,67 për qind. Shumë analistë thonë se, nëse obligacionet arrijnë në mbi 7 për qind, atëherë fondi i shpenzimeve do të ishte i papërballueshëm edhe për borxhin publik italian, një nga më të lartët në botë. Berluskoni ishte duke bërë një vizitë private në Milano për një drekë me fëmijët e tij. Siç bëri edhe të dielen, ai u zotua për të qëndruar në pushtet dhe mohoi se një rebelim brenda partisë i kishte dobësuar atij pozitat e shumicës. a.q/NOA

KOMENTE