English

Dekada e evazionit të madh

Nga "Time"

Megjithatë, dy forcat opozitare në kontinentin evropian, herët a vonë, do të përplasen. Njëra është ende mbizotëruese, por në hapa të pasigurt… Quajeni këtë elitë si të doni: Evropë, Bruksel, bosht franko-gjerman, Fond Monetar Ndërkombëtar… Lidershipi i saj është i dobët, duke filluar nga vetëbesimi i saj i ulët.

Tjetra është pakënaqësia në rritje e elektoratit kombëtar dhe grupeve brenda elektoratit. Edhe këtë quajeni si të doni: nacionalizëm, populizëm, anti-kapitalizëm – ose thjesht demokraci.

Elita mendon se e di çfarë është më mirë për elektoratin e trishtuar. Por, vetë votuesit dyshojnë në këtë. Të dyja janë joreale dhe të hutuara. Të dyja shmangen nga e vërteta qendrore. Brukseli nuk është shkaku i problemeve ekonomike.

Sa më shumë që koha kalon, duket se historia e politikave dhe e ekonomisë së vendeve perëndimore është shndërruar në histori evazioni. Perëndimi duket se kërkon rrugë për t’i ikur së vërtetës, duke kërkuar në të njëjtën kohë dikë për ta fajësuar. Por, dominimi i tij është zhdukur. Trashëgimia e tij është zvogëluar. Ai është duke u përulur dhe nuk do të ringjallet. Ai i ka kapërcyer kufijtë e burimeve të tij. Ai është i thyer dhe nuk ka mjete për të kthyer pasurinë. Greqia është shembulli më grotesk i kësaj. Historianët e ardhshëm do të duhej ta quanin këtë Dekada e Evazionit të Madh.

Demokracia nuk është përgjigje për problemet aktuale të Evropës. Demokracia mund të na kthejë prapa te një kontintet i nacionalizmit të vogël, te barrierat e tarifave dhe mosmarrëveshjet tregtare. Megjithatë, edhe ëndrra e eurofilëve për një federatë të tregtisë së lirë të qeverive kuazi-rajonale po venitet. E gjithë kjo nuk është fundi i botës apo i botës sonë. Ne nuk do të vdesim, por evazioni do të vazhdojë edhe për një kohë.

KOMENTE