Meksikë, 6 Nëntor 2011 NOA - Një peshkaqen-ciklop është gjendur nga peshkatari Enrique Lucero Leon, ndërsa ishte nisur me peshkarexhën e tij në Gjirin e Meksikës.
Kafsha është një specie aq shumë e rrallë saqë shkencëtarët nuk janë në gjendje ta katalogojnë.
Peshkaqeni është rreth 56 cm i gjatë dhe u gjet menjëherë pas lindjes.
Dr. Felipe Galvan-Magan, pas disa testesh është i mendimit se pamja e peshkaqenit është për shkak të një gjë deformimi kongjenital.
Sipas tij, nuk është e rrallë për të gjetur kafshë me dy koka apo me deformime të tjera.
k.e/NOA