English

Gjermani, për të reduktuar aksidentet dëgjoni Mozartin në makinë

Gjermani, 7 nëntor NOA - Koncerte me piano të Mozartit dhe kjo për të reduktuar nervat e qytetarëve të shumtë kur janë në drejtim të autoveturave të tyre. Është kjo ideja e ministrit gjerman të transportit, i cili ka prezantuar një disk të titulluar “I përshtatshëm për vetura”, në të cilin luhet koncerti me piano nr. 21 i Mozartit që shoqërohet nga orkestra e Operas në Berlin. Lajmi është njoftuar nga e përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine. Ekzistojnë shumë studime që provojnë efektin e “qetësimit” si rrjedhojë e muzikës klasike. “Janë shumë aksidente rreziku në trafik që vijnë si rrjedhojë e agresivitetit të drejtuesve dhe shpresoj që Mozarti të ndihmojë për të luftuar këtë problem”, - deklaroi ministri. Në gjermani në vitin 2011 janë regjistruar rreth 2.4 milionë aksidente rrugore. r.b/NOA

KOMENTE