English

Hapi i ri i Ramës: Axhendë e re për ligjet me 3/5-at

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kryetari i PS-së Edi Rama në takimin e përjavshëm me grupin kuvendor socialist i ka propozuar mazhorancës edhe një pikë tjetër si pjesë e programit “ Për Rilindjen Shqiptare”.

Duke e cilësuar programin si hapin e parë në një rrugë të re, Rama lajmëroi se që prej ditës së martë, libri i programit do t’i shpërndahet të gjitha organizavate nga Bajram Curri e deri në Konispol.

“Programi ynë është dera e hapur. Çdo organizatë duhet të hapë derën e saj për këdo që kërkon ta diskutojë me ne këtë program. Kjo nënkupton, jo vetëm mbledhjet e hapura, por që ne të shkojmë tek njerëzit. Për këtë javë të re parlamentare propozohet hapi i ri për ligjet me 3/5 e votave.

Të dorëzojmë në Kuvend një axhendë pune për komisionin e ligjeve ku të detajohen afatet, e ku të mos i lihet hapësirë pazaresh mazhorancës.

Të gjitha komisionet të përshpejtojnë punën për të përgatitur debatin për buxhetin 2012. Shqiptarët duhet të dëgjojnë në debat të gjitha aspektet që dallojnë qeverinë e sotme me qeverinë tonë të nesërme”, tha Rama në fjalimin e tij të shkurtër.

Kryesocialisti Rama tha se programi i ri politik i PS-së do të diskutohet me qytetarët në mbarë vendin dhe në këtë proces do të përfshihen edhe anëtaret e rinj të Asamblesë Kombëtare.

“Hapja e diskutimit për programin, do të bëhet paralel me hapjen e partisë. Në mënyrë, që sikundër kemi thënë, në vitin 2012 anëtarësia jonë të rritet me 30%”, tha Rama përpara deputetëve.

a.q/NOA

KOMENTE
  • cuniny15:26 - 07 Nëntor 2011
    Uh desh harrova ky qe quajti ligjin per mbetejn e ngurta tradheti si ka vajtur ne mendje ndonjeher qe tradhetia me e madhe eshte qe ngelem pa vendin kandidat per ne BE???
  • cuniny15:23 - 07 Nëntor 2011
    Ky ka ikur per lesh pjeshke po nejse ,pa ikur rama sbesoje se do i besoje kush partise Socialiste po me e keqja infektimi ka kapur edhe Blushin tani !!!
  • Roza Ismaili13:37 - 07 Nëntor 2011
    NUK BESOHET EDI RAMA SE NUK KA DIALOGUAR ME ASNJE PERFAQESUES TE MAZHORANCE DHE ESHTE I PA PJEKUR POLITIKISHT DHE GJITHMONE KA QENE I DESHTUAR NE CDO DREJTIM SI DHE ME NDERKOMBETARET NUK JA KA VENE VESHIN ME KETE NJERI POPULLIN E MERR NE QAFE
  • Chati Live13:11 - 07 Nëntor 2011
    po eshe nje shpalosje idesh e perkryer dhe shpresojm se tani ka ardhur casit i duhur per te larguar kete qeveri kusaresh e matrapazesh me mir von se sa kurr e vlersoj .