English

Hipotekat, Basha: Nuk harxhoj kohën me akuza

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA Update – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i është përgjigjur interesit të mediave në lidhje me akuzat që ka bërë Partia Socialiste për çështjen e hipotekave. Në konferencën që dha për 100 ditët e para në Bashkinë e Tirnaës, Basha u shpreh se e rëndësishme është që qytetarët të zgjidhin problemet e tyre dhe jo të merremi me akuza.

“Nuk harxhoj kohën time dhe të askujt me akuza dhe marrje meritash. Bëhet falë për një numër të madh qytetarësh, 120 mijë dhe ata presin zgjidhjen e problemit dhe jo sherre politike”, tha Basha.

Ai u shpreh se Këshilli Bashkiak është një përfaqësues i interesave të qytetarëve dhe jo bindjeve politike.

“Për mua Këshilli Bashkiak do të jetë përfaqësues i interesave të qytetarëve. Unë nuk i ndaj kurrë këshilltarët në të majtë dhe të djathtë, por vetëm i shikojë vetëm si përfaqësues të interesave të qytetarëve, pa dallim nga bindjet. Do ftoja edhe këshilltarët të bënin të njëjtën gjë”, tha Basha.

a.k/NOA

KOMENTE