English

KLD vendim për “gjyqtaren” e Tiranës, reagon Rama

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA – Gjyqtarja Sazhenka Jonuzi, e cila dha vendimin përfundimtar për kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, duhej të dilte në pension për shkak të moshës. Por, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mandati i saj u shty edhe për dy vjet të tjera, pra deri në 2013-ën.

Një vendim i tillë nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryetari i PS-së Edi Rama. Pas fjalës në mbledhjen e grupit kuvendor në selinë e PS-së, Rama e ka zhvendosur qëndrimin e tij për politikën e ditës, në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

“U shpërblye edhe në natyrë Sashenka! Dy vjet zgjatje mandati në kundërshtim me ligjin për të vazhduar rrjepjen e lëkurëve”, thekson Rama në Twitter.

a.q/NOA

KOMENTE