Kajro, Egjipt, 7 nwntor, 2011- Ministrat e jashtëm arabë do të mbajnë një takim urgjent të shtunën për të diskutuar rreth dështimit të Sirisë në zbatimin e një propozimi të Ligës Arabe për të ndërprerë shtypjen e dhunshme të protestave.
Një deklaratë e lëshuar nga Liga Arabe tha se takimi në Kajro është thirrur për shkak të “vazhdimit të dhunës dhe për shkak se qeveria siriane nuk ka zbatuar pjesën e saj të planit arab për të zgjidhur krizën në Siri”.
Deklarata bëri të ditur se një task-forcë e ministrave të jashtëm, që negociuan marrëveshjen me Sirinë të mërkurën e kaluar, do të zhvillojë një takim parprak të premten.
Paralajmërimi vjen në kohën kur, sipas njoftimeve, gjatë vazhdimit të shtypjes së protestave janë vrarë 13 civilë të tjerë të dielën.
NOA/RFE