Londër, 6 nëntor 2011, NOA - Miss Venezuela, 21-vjeçarja Ivian Sarcos është shpallur sot më e bukura e botës duke lënë pas më shumë se 100 kandidate nga e gjithë bota në garën për titullin Miss Bota.
Kurorëzimi i bukuroshes venezueliane u zhvillua gjatë një ceremonie të mbajtur në Londër në kuadër të edicionit të 60-ë të këtij kompeticioni botëror bukurie.
Bukuroshja me flokë të gjatë brunë dhe sy të zinj të shndritshëm është diplomuar për studime në burimet njerëzore dhe punon në një shoqëri audiovizuale.
Juria ndërkombëtare përzgjodhi në vendin e dytë të konkursit të bukurisë së botës Miss Philippinet dhe në vendin e tretë u përzgjodh Miss Porto Rico.
Të trija bukuroshet u ngjitën në podiumet e spektaklit duke entuziasmuar publikun, që i ndiqte live.
mit/NOA