Guatemalë, 7 nëntor 2011, NOA - Një ish gjeneral ushtrisë, tashmë në pension, fitoi zgjedhjet presidenciale në Guatemala dhe do të bëhet ish-ushtaraku i parë që merr pushtetin në këtë vend që nga përfundimi i regjimit ushtarak 25 vite më parë. Autoritetet përgjegjëse për procesin zgjedhor thanë se pas numërimit të pothuaj të gjitha fletëvotimeve, Oto Perez Molina, ka fituar mbi 54 për qind të balotazhit të së dielës. Molina është zotuar për luftimin e krimit në Guatemala (që është në mesin e shteteve me përqindjen më të lartë të vrasjeve në botë) dhe për mbrojtjen e shtetit nga kartelet e drogës së Meksikës, të cilat e përdorin këtë vend si urë kaluese për kontrabandë. Mirëpo, kritikët tërheqin vërejtjen se imazhi i Molinas është dëmtuar nga koha në ushtri gjatë luftës civile të shtetit që zgjati 36 vite. Më shumë se 200 mijë njerëz vlerësohet të jenë vrarë gjatë konfliktit ndërmjet 1960-1996.
a.q/NOA