English

Pasqyra e shtypit, 7 nëntor 2011

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 7 nëntor 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm, “Pas kongresit, Asambleja e re e PS, largohen 42 anëtarë”, i cili flet për zhvillimet në selinë rozë. Disa tituj të tjerë janë; “Helena Kadare: Takimi në shtëpinë e Enver Hoxhës, kishim frikë se na lexonte mendimet”, “Basha: Grup pune për xhaminë e re”.

Gazeta "Shekulli" çelet me titullin, “Pakti detar, skandali i fshehur në ligjin e 2008”, i cili flet për miratimin e marrëveshjes detare me Greqinë. Disa tituj të tjerë janë; Tiranë, burri vret gruan dhe zhduket me vajzën dy vjeçe”, “Bënin zhurmë, komshiu vret një, plagos tre”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Meidani: Kritikat kundër meje në kongres, retorikë mjerane”, i cili pasqyron deklaratat e ish-presidentit. Më tej vijohet me artikullin, “Ngërç i ri Topi-Topalli, bllokohet kreu i KLSH dhe Guvernatori”, “Nis reforma në sistemin 9-vjeçar, fillorja 6-vjeçare”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Jemin Gjana: Topi s’na dëmton, partia e re merr votat e majta”. Disa tituj të tjerë janë; “Kryeprokurori italian: Shqiptarët kanë monopolin e prostitucionit”, “Zonja nga qyteti, filmi që shitet nga New York Times”

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Shkelen sërish kriteret e NATO-s”, i cili flet për buxhetin e vitit 2012 dhe mos respektimin e standardit për ushtrinë. Shkrim tjetër në faqen e parë të kësaj të përditshmeje është edhe, “Zgjedhjet në PD, peng i balancave në qeveri”, “Kongresi i PS, përvijon skemën e aleancave”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE